Qeveria ruse nuk ka në plan t’i kërkojë Bashkimit Evropian t’i japë fund sanksioneve, pasi “rezerva të mjaftueshme sigurie”, tha sot një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.
“BE nuk është qendra e universit,” tha Nikolai Kombrinets , kreu i Departamentit të Bashkëpunimit Evropian në Ministrinë e Jashtme ruse.
Pak orë më parë presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se kërkon pretekste të reja për të shpallur sanksione kundër Moskës, duke theksuar se masat ndëshkuese të paprecedenta që Putini po aplikon janë përgatitur paraprakisht dhe do të vendosen “në çdo rast”.
Duke këmbëngulur se Rusia nuk është kurrë e gatshme të sakrifikojë “interesat e saj kombëtare dhe vlerat e saj tradicionale “, Putin tha se megjithëse nuk do të bëhet një “vend i mbyllur” , nuk do të kërkojë asnjë bashkëpunim të mëtejshëm me kompanitë perëndimore në të ardhmen e afërt.
Kremlini mohoi gjithashtu vlerësimet në Uashington dhe Londër se kreu i shtetit rus ishte mashtruar ose mbajtur në errësirë nga këshilltarët e tij.
Kreu i shërbimit të inteligjencës britanike, Jeremy Fleming , tha këtë javë se këshilltarët e Putinit kishin frikë t’i tregonin Putinit “të vërtetën”, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden foli dje për “indikacione” se presidenti rus kishte shkarkuar disa nga këshilltarët e tij në ” arrest shtëpie”, duke thënë se duket i “izoluar”.abcnews.al