Sipas parashikimeve meteorologjike, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm në javën vijuese, më ngrohtë e më shumë diell.
Nga dita e enjte edhe në aspektin termik do të jetë më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 25C, parashikon “Prishtina Weather”.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 11C, e maksimalet ndërmjet 22C e 25C, ndërsa të premten rriten edhe deri në 27C e 28C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-11m/s, e nga dita e enjte e lehtë nga jugperëndimi.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.
Fundjava sërish sjell kushte për të reshura shiu, dhe një rënie të lehtë të temperaturave.
Datat:
11.05 – Kryesisht me diell. Rreth viseve malore pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut me bubullima.
12.05 – Më ngrohtë, e kryesisht me diell.
13.05 – Pjesërisht vranët dhe shumë ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.