Sot mbi vendin tonë sipas parashikimeve meteorologjike do të mbajë mot i vranët e shi.
Ndërsa nga dita e enjte do të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta. Nga e premtja dhe fundjavë temperaturat marrin trend rritës përreth vlerave më mesatare.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, mirëpo ditën e enjte dhe premte zbresin në 4C e 5C, ndërsa maksimalet pasi rritën deri në 28C ditën e martë, të mërkurën e enjten zbresin edhe në 17C e 18C.
18.05 – Freskët, paradite me reshje të dobëta shiu. Ditën vranësirat fillojnë të shpërndahen.
19.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell, por mbetet më freskët.
20.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën e kryesisht me diell dhe stabil.