Sipas parashikimeve meteorologji, mbi vendin tonë sot dhe ditëve në vijim do të kemi mot të nxeht e me temperatura më të larta.
Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 20C, e maksimalet shënojnë rritje nga 30C deri në 34C ditën e enjte, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35 dhe 36C.
Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja.
Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rënie ditën e mërkurë.
28.06 – Kryesisht me diell dhe nxetë. Pasdite zhvillime të vransirave, që përreth viseve malore, mund të japin kushte për rrebeshe afatshkurta me bubullima.
29.06 – Nxehtë e kryesisht me diell.
30.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
1.07 – Mbetet nxehtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima.