Meteorologët parashikojnë se sot mbi vendin tonë do të ketë shi e bubullima.
Ndërsa nesër e premte sipas parashikimeve meteorologjike do të kemi mot të ngrohtë e më shumë diell.
Kurse të dielën parashikimet sinoptike bëjnë të ditur se do të kemi mot të ftohtë, me të reshura shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe për borë.
Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 5C deri 7C, e të dielen mund të zbresin edhe në 2C. Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C.
Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5-16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6-13m/s.
Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales.
Datat:
7.04 – Kryesisht me vransira. Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.
8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.
11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.