Meteorologët parashikojnë se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjelltë dhe me diell.
Kjo situatë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.
Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa ditën e hënë pritet të zbresin edhe në 12C.
Deri të premten frynë erëra kryesisht nga krahu verior 4-12m/s, e nga fundjava ndërrojnë kahje nga jugu, dhe frynë me shpejtësi prej 4-8m/s.
Shtypja atmosferike vijon me vlera të larta, me tendencë të rritjes në fundjavë.
Qarkullimi ajror gjatë ditës mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, ku mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme. Në periudhat që do të ketë më shumë qetësi, kryesisht natën, cilësia e ajrit përkeqësohet e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
24.03 – Kthjellët e me diell, ditën më ngrohtë.
25.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.
26.03 – Kthjellët dhe me diell.
27.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.
28.03 – Kryesisht me vransira, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.