Mbi vendin tonë sot do të mbaj mot kryesisht me diell.
Gjatë ditëve të ardhshme sipas parashikimeve meteorologjike, priten vranësira se rënie e lehtë e temperaturave. Mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet me një trend rritës deri të mërkurën nga 20C në 23C, e të enjten zbresin në 16C e 15C.
Era frynë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme e fuqishme 7-15m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht në rritje edhe mbi vlera mesatare.
26.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, që përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima.
27.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.
28.04 – Më shumë vransira e më freskët. Rreth viseve malore pasdite mundësi për riga lokale shiu.
29.04 – Kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.