Meteorologët parashohin se gjatë kësaj jave mbi vendin ton do të mbaj mot i ndryshueshme e dinamik.
Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. Mirëpo sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore.
Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.