Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.
Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte.
Të enjten parashihen reshje të intensitetit mesatar.