Instituti Hidrometeorologjik, bën të ditur se sot mbi vendin ton pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, që gjatë ditës pritet të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh.
Ndërkohë, të shtunën pritet të mbajë mot i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.
Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, deri sa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.
Gjatë vikendit parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell.