Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot edhe nesër mbi vendin tonë do të mbaj mot i nxehtë, prandaj edhe rekomandon t’i shmangeni kontaktit direkt të rrezeve të diellit dhe aktiviteteve fizike.
Sipas IHMK sot temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius gjatë së mërkurës dhe së enjtes.
Sipas IHK-së moti sot dhe nesër pra do të jetë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.
Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.