• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Ekonomi

Murati: Akciza nuk hiqet, po tentohet të favorizohen disa biznese

në Ekonomi, Lajme
Reading Time: 3 mins read
Murati: Në RTK janë rreth 100 punëtorë që kanë pagë më të lartë se të një ministri
0
SHPËRNDARJE
14
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se akciza për naftën nuk do të hiqet.

Murati tha se këto janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve.

Ai theksoi se partitë PLAN i dinë të gjitha faktet por që problemi i tyre është diku tjetër.

Sipas tij, në emër të dhembshurisë për qytetarët, po tentojnë t’u bëjnë favore bizneseve të caktuara.

Tutje ka shkruar Murati se ‘Nuk është hera e parë që në emër të dhembshurisë për qytetarët, partitë e gardës së vjetër me para të buxhetit tentojnë t’u bëjnë favore bizneseve të caktuara”.

Për më tepër, Murtai shkruan se “Thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve”

Shkrimi i plotë:

Thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve

Që nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe një taksë të vetme. As TVSH-në, e as akcizën e naftës. Me fjalë tjera, nuk ka as edhe një veprim të vetëm të qeverisë që do të kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës. Rritja e çmimit të naftës vjen si rezultat i rritjes së çmimit të furnizimit nga importi, që është jashtë kontrollit tonë, por edhe për shkak të rritjes së marzhës së fitimit nga tregtarët e naftës, sidomos tani kur pritet ardhja e mërgatës.

Prandaj po punojmë për një vendim që cakton çmim tavan dhe marzhë maksimale të fitimit, sepse në situata të tilla të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që Qeveria të ndërhyjë në treg për stabilizuar çmimet, gjë që parashihet edhe me legjislacionin në fuqi.

Ndërsa thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Përkundrazi, një veprim i tillë vetëm sa do të trashte fitimet e tregtarëve në njërën anë, dhe do të kufizonte mundësitë e shtetit që t’i mbështesë familjet në nevojë në anën tjetër.

Ulja e TVSH-së apo akcizës në situata inflacionare, jo domosdo reflektohet në zbritje të çmimit tek konsumatori.

Dëshminë më të mirë për këtë e kemi parë përgjatë tërë vitit të kaluar, kur me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë Hoti, TVSH-ja për bizneset e gastronomisë ishte ulur nga 18% në 8%, për tërë vitin 2021. Përkundër kësaj, për asnjë moment çmimet e kafesë dhe produkteve tjera të gastronomisë nuk u zbritën, sepse e tërë ulja e TVSH-së u kthye në marzhë shtesë të fitimit për bizneset.

Pra, nga ulja e TVSH-së, konsumatori s’kishte fituar asgjë, shteti kishte humbur tatime që përndryshe do t’i mblidhte, dhe kësisoj shteti kishte më pak buxhet për të ndihmuar të varfrit.

Pikërisht këtë efekt patëm paralajmëruar asokohe në 2020, sa ishim si opozitë në Kuvend dhe teksa po diskutohej për Ligjin për Rimëkëmbje. Ashtu edhe ndodhi.

Situatë dhe sjellje të ngjashme ka edhe tani në vendet ku është ulur akciza e naftës nga shteti. Zbritja për konsumatorin, në rastin më të mirë ka zgjatur disa ditë, dhe pastaj çmimet janë ri-ngritur dhe janë kthyer pothuajse në nivelin para uljes së akcizës.

Në Gjermani tani po diskutohet se si të aplikohet taksë speciale për fitimet e kompanive të naftës, të cilat kanë shfrytëzuar uljen e akcizës nga shteti për të trashur marzhën e fitimit për vete, duke ri-ngritur çmimet vetëm pak ditë pas zbritjes fillestare.

Tani të kthehemi te opozita PLAN.

Askush nuk mund të më bindë se ata nuk i dijnë këto fakte që prezantova më lart. Së paku nga shkollat që kanë kryer për ekonomi, do të duhej t’i dinin. Mirëpo, çështja qëndron diku tjetër.

Nuk është hera e parë që në emër të dhembshurisë për qytetarët, partitë e gardës së vjetër me para të buxhetit tentojnë t’u bëjnë favore bizneseve të caktuara.

E kemi rastin e heqjes së taksës minerare për Ferronikelin dhe për gurthyesit ku buxheti ishte dëmtuar më shumë se 15 milionë euro, e kemi pagesën e 60 milionë eurove me pretendimin se po mbështesin punëtorët për pandemi e në fakt më së shumti përfituan supermarketet, dhe kemi shumë vendime tjera që kanë dëmtuar buxhetin e kanë rrezikuar bankrotimin e shtetit, gjithnjë duke u thirrur në emër të qytetarëve.

Ngjashëm edhe tani, në emër të qytetarëve, po kërkojnë që shteti të heq dorë nga të hyrat e taksave, por qëllimi është tek trashja e fitimit për tregtarët.

Deri më tani, çdo taksë që ne kemi mbledhur e kemi kthyer tek qytetari. Kështu edhe do të vazhdojmë, sepse për dallim nga ata që ishin, kjo Qeveri është në anën e qytetarëve!

Etiketa: akcizaHekuran Murati
ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Bitcoin ka arritur nivelin më të ulët që nga dhjetori 2020

Lajmi tjeter

Putin shfaqet i sëmurë në publik, dridhet në mënyrë të pakontrolluar (Video)

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Botë

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

7 Korrik, 2022
Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Botë

Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

7 Korrik, 2022
Lajçak vjen sot në Kosovë, Stano tregon arsyen
Lajme

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

7 Korrik, 2022
Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së
Botë

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

7 Korrik, 2022
‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati
Botë

‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

7 Korrik, 2022

Premium Content

Escobar te Basha, Berisha: Nuk tërhiqem në asnjë rast, s’pranojmë kukulla si kryetar

Escobar te Basha, Berisha: Nuk tërhiqem në asnjë rast, s’pranojmë kukulla si kryetar

10 Dhjetor, 2021
Shkëlzen Gashi e quan Shpend Ahmetin debill, dembel dhe dështak

Shkëlzen Gashi e quan Shpend Ahmetin debill, dembel dhe dështak

22 Tetor, 2021
Moti sot

Moti sot

16 Qershor, 2022

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara