Monza është ngjitur zyrtarisht në Serie A. Ekipi në pronësi të Berlusconit kaloi me mjaft vuajtje Pisan, në finalen e Play Off të Serie B.
Ndeshja e parë u fitua nga Monza 2-1, ndërsa sfida e dytë në Arena Garibaldi – Stadio Romeo Anconetani, pa sërish triumfues djemtë e Giovani Stroppas, me shfirat 3-4.
Monza e ikonës Berlusconi bërë një sezon me ulje-ngritje në Serie B, por mes vështirësish, siguroi një vend për në Play Off. Në fund të edicionit, klubi i Silvio Berlusconit u rendit e katërta me 67 pikë. Pritshmëritë janë të mëdha, ku tashmë do gjendet mes më të mirave të Italisë.