• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Botë

Nëse Putin nuk ndalet në Ukrainë, viktimat e radhës do të jenë vendet baltike

në Botë, Lajme
Reading Time: 4 mins read
Nëse Putin nuk ndalet në Ukrainë, viktimat e radhës do të jenë vendet baltike
0
SHPËRNDARJE
10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Michael Gerson “Washington Post”

Unë e shoqërova presidentin George W.Bush kur ai vizitoi Lituaninë në vitin 2002, pikërisht pasi shteteve baltike iu ofrua anëtarësimi në NATO. Bush kishte qenë një ndër mbështetësit më të fortë në përfshirjen në aleancë të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë, akt që do të vendoste edhe detyrimin e mbrojtjes së ndërsjellë.

Në ceremoninë festive, presidenti i Lituanisë Valdas Adamkus i dhuroi zoti Bush Kryqin e Urdhrit të Vitautasit të Madh, medalja më i lartë e vendit të tij. Nga ana e tij Bush i dhuroi Adamkus një top basketbolli të nënshkruar nga Michael Jordan.

Por fjalimi i Bush atë ditë zbuloi një dhuratë më të madhe për këtë vend:“Kushdo që do të zgjedhë si armike Lituaninë, do të bëhet armik edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përballë agresionit, njerëzit e guximshëm të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë nuk do të qëndrojnë më kurrë vetëm!”.

Në atë moment, 3 kombe të vogla morën frymë të lehtësuara. Vendet baltike kanë fatin e keq të të gjendurit në një udhëkryq gjeopolitik të përgjakshëm, dhe kujtimet e tyre në dekadat e fundit kane qenë veçanërisht të tmerrshme.

“ Njësitë vrasëse” të nazistëve gjermane, ekzekutuan qindra mijëra hebrenj. Bashkimi Sovjetik internoi gjysmë milioni qytetarë baltikë në gulagë ose në Siberi. Po ashtu, sovjetikët sollën rusë etnikë nga zonat e tjera, për ta ndryshuar përbërjen etnike të këtyre vendeve të pushtuara.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohën kurrë pushtimin e paligjshëm të rajonit të Baltikut nga Rusia Sovjetike. Por angazhimi i saj dhe i NATO-s për të parandaluar çdo pushtim të ardhshëm, shkaktoi disa polemika. Ekspertë të njohur George Kennan, mendonin se anëtarësimi në NATO i një ish-republike përbërëse të BRSS, do t’i provokonte rusët.

Dhe disa analistë ushtarakë, thanë se mbrojtja aktuale e NATO-s në Baltik – pra në kufirin e Rusisë dhe larg qendrave të fuqisë ushtarake të NATO-s  – ishte pothuajse e pamundur.

Argumenti mbi ‘NATO-izimin’ e Baltikut, ishte një prelud i mosmarrëveshjeve mbi synimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe më gjerë.

Disa ekspertë folën troç, siç ishte rasti i politologut tëë Universitetit të Çikagos, John J. Mearsheimer me një artikull në vitin 20014 me titull “Pse kriza e Ukrainës është faji i Perëndimit ”. Mearsheimer pretendoi se liderët rusë “nuk do të qëndronin duarkryq, teksa fqinji i tyre me një rëndësi strategjike, do të shndërrohej në një bastion të Perëndimit”.

Siaps kësaj pikëpamje, Putini është kryesisht një mbrojtësi i atdheut rus. Ushtarët e tij mund të kenë kufizimin moral të kozakëve të dehur, por ai po i reziston zgjerimit arrogant të një aleance ushtarake armiqësore. Kjo bindje ndahet pa dyshim gjerësisht në mesin e rusëve, dhe shfrytëzohet me lehtësi nga udhëheqësi i tyre.

Putini e ka portretizuar sulmin e tij të paprovokuar ndaj Ukrainës, si një reagim tjetër ndaj agresionit fashist të Perëndimit. Mashtrimi i tij, bazohet tek disa gjysmë të vërteta historike të manipuluara mirë. Përgjatë shekujve, Rusia është përballur me pushtime në të gjithë fushën e pamatë dhe të sheshtë, që shtrihet nga Gjermania deri në zemër të ‘Nënës Rusi’.

Për shumë rusë të moshuar, kujtimet e Luftës së Dytë Botërore, kanë të bëjnë kryesisht me pabesinë e Perëndimit dhe pamposhtshmërinë e rusëve. Putin ka shkruar gati me tone lirike mbi “unitetin shpirtëror” midis Kievit dhe Moskës. Me sa duket, ai bombardon vetëm ata që i “do”.

Në fakt, synimet e tij janë shumë më praktike. Ndarja Putin-NATO mund të mos zgjerohet në nivelin e një konflikti ideologjik, por ajo përfshin një argument serioz në lidhje me të ardhmen e Evropës. Shumica e presidentëve amerikanë, kanë pohuar se zgjerimi i NATO-s është rezultat i natyrshëm i një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Në të mund të pranohen vendet evropiane, që plotësojnë standardet e përcaktuara për qeverisjen e mirë, lirinë ekonomike dhe kontrollin civil të ushtrisë. Kjo ka ndihmuar në konsolidimin e disa tranzicioneve demokratike në Evropën Lindore.

Por edhe në korrigjimin e gabimit të tmerrshëm të Marrëveshjeve të Jaltës, të cilat e ndanë zyrtarisht Evropën në zona dominimi, duke hedhur në “gojën e ujkut” disa vende të brishta.

Qëllimi i kundërt i Putinit, thotë ish-ambasadori i SHBA-së në NATO dhe Rusi, Alexander Vershbow, është “të ushtrojë presion ndaj Perëndimit për të pranuar një “Jalta II”, pra një Evropë të ndarë në sfera influencash, me një sovranitet të kufizuar për të gjithë, përveç Rusisë”.

Kjo do ta lejonte Putinin të rivendoste hegjemoninë ruse mbi “zonën afër Rusisë”. Po pse është kaq i rëndësishëm ky konflikt midis rregullave dhe sferave? Nëse Putini është i përfshirë aktualisht në një luftë mbrojtëse, atëherë lufta në Ukrainë ka të bëjë kryesisht me Ukrainën.

Disa do të propozojnë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të bëjë lëshimet e nevojshme – pa anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dhe me kontrollin rus të rajonit të Donbasit – për t’i dhënë fund një lufte të përgjakshme. Pra të firmosë një paqe përmes vetë-shpërbërjes shtetërore.

Ndërkohë në skajin lindor të pambrojtur të NATO-s, vendet baltike përballen me rreziqe të mëdha për shkak të krizës në Ukrainës. Dhe nëse Putini po përpiqet të rindërtojë sferën ruse të ndikimit në Evropë, suksesi i tij në Ukrainë do t’i hapte rrugën tmerreve të ngjashme në të ardhmen.

Logjika që e çoi në agresionin rus në Gjeorgji dhe Ukrainë – pa NATO në sferën ruse – do ta çonte pothuajse me siguri Rusinë drejt Baltikut. Leksioni? Me ndihmën e fortë të NATO-s, Ukraina duhet t’i mposhtë forcat ruse. Në të kundërt Shtetet e Bashkuara mund të përballen së shpejti me pyetjen:A do të luftojmë vërtet për ta mbrojtur Lituaninë?

Edhe pse jemi të detyruar, vendimi dhe detyra që do kishim përpara nesh nuk do të ishin aspak të lehta. Angazhimi për të tërhequr një “vijë të kuqe” të NATO-s në Ukrainë, mund të ndihmojë Shtetet e Bashkuara që ta ruajnë veten nga zgjedhjet e pamundura të së ardhmes. /abcnews.al

Etiketa: PutiniUkrainavendet baltike
ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Vdes ish-futbollisti i Real Madridit pasi pësoi aksident të rëndë

Lajmi tjeter

Rusia vendos sanksione ndaj anëtarëve të Kongresit Amerikan, paralajmëron masa të tjera shtesë

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Botë

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

7 Korrik, 2022
Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Botë

Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

7 Korrik, 2022
Lajçak vjen sot në Kosovë, Stano tregon arsyen
Lajme

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

7 Korrik, 2022
Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së
Botë

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

7 Korrik, 2022
‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati
Botë

‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

7 Korrik, 2022

Premium Content

Moti sot

Moti sot dhe gjatë javës

21 Qershor, 2022
Vuçiqi u dërgon letër vendeve të BE-së: Kurti flet për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, asnjëra s’reagoni

Senatorë amerikanë i shkojnë për vizitë Vuçiqit, temë e nxehtë pritet të jetë Rusia

19 Prill, 2022
Sa herë është nominuar Putin për Nobelin e Paqes?

Putin bën spastrime në rradhët e Inteligjencës, burgos shefin e shërbimit dhe shkarkon mbi 100 agjentë

12 Prill, 2022

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara