Vladimir Putin nderoi Brigadën e 64-të të ushtrisë së Moskës, të cilën Ukraina e konsideron përgjegjëse për masakrën e Bucha, ku mbi 400 civilë u gjetën të vrarë pas tërheqjes së trupave ruse.
Në arsyet e cituara, presidenti përmend “heroizmin, këmbënguljen dhe guximin e treguar nga trupat e këtij kontingjenti”.
Duke folur për operacionet luftarake, Putini lartësoi vullnetin e ushtarëve të tij të cilët mbrojnë atdheun dhe interesat e shtetit.
Gjesti i kreut të Kremlinit solli reagimin e tmerruar të kryebashkiakut të Buchas.
“Personalisht, unë, si mijëra bashkëqytetarë të mi, përpiqem te mos ndjej urrejtje për ata që torturuan dhe vranë qytetarët paqësorë në Bucha”, tha Fedoru, sipas të cilit askush nuk mund të harrojë që 1/5 e qytetarëve të tij u vranë mizorisht.A2CNN