Një tjetër oligark rus ka vdekur në rrethana të paqarta, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth miliarderëve, aleatë të Putin që po vdesin në mënyrë të mistershme që pas sulmit në Ukrainë më 24 shkurt.
Mediat raportojnë se ish-menaxheri i Lukoil, Aleksandr Subbotin u gjet i vdekur në një bodrum në qytetin Mitishçi, shumë pranë Moskës. Ekspertët e mjekësisë ligjore, dyshojnë se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e drogës.
Pronari i shtëpisë ku u gjet trupi i miliarderit i tha policisë se Subbotin shkoi tek ai në gjendje të rëndë me alkool dhe drogë.
Para dy javësh, brenda 48 orëve, dy oligarkë rusë u gjetën të vdekur së bashku me familjet e tyre. Të dyja këto ngjarje të rënda janë ende duke u hetuar, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022, katër oligarkë të tjerë të lidhur me Rusinë janë vetëvrarë në mënyrë misterioze.
Detaji që i bashkon këto ngjarje, është fakti që kanë ndodhur pas 24 shkurtit, dita kur Putin vendosi të pushtonte Ukrainën.
Multimilioneri Sergey Protosenya u gjet i varur jashtë një vile në Spanjë, të cilën e kishte marrë me qira bashkë me familjen e tij, më 20 prill, për Pashkë. Trupat e pajetë të gruas dhe vajzës së tij 18-vjeçare, u gjetën në shtretërit e tyre, të qëlluara me thikë.
Autoritetet lokale spanjolle nisën menjëherë hetimet për tri viktimat, ndërsa pista e parë është ajo se Protosenya ka vrarë fillimisht gruan dhe vajzën, dhe më pas është vetëvarur. Megjithatë hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që familja të jetë vrarë.
Sipas detajeve të para, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë shënim vetëvrasjeje dhe Protosenya nuk ka pasur kurrë më parë probleme me sjelljen në familje. Edhe pse gruaja dhe vajza e tij janë qëlluar me thikë, në rrobat e Protosenya nuk janë gjetur gjurmë gjaku, megjithëse pranë trupit të tij është gjetur një sëpatë dhe një thikë.
Protosenya, 55 vjeç, ishte ish-ekzekutiv në kompaninë Novatek, prodhuesi më i madh i pavarur i gazit natyror në Rusi. Lidhur me vdekjen e Protosenya-s dhe familjes së tij, Novatek bëri një deklaratë ku e karakterizonte ish-ekzekutivin si “një person të shquar dhe një familjar të mrekullueshëm, një profesionist të vërtetë me një kontribut të konsiderueshëm në formimin dhe zhvillimin e Kompanisë”.
Vetëm një ditë para ngjarjes horror me Protosenya dhe familjen e tij, oligarku rus Vladislav Avayev u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë, së bashku me trupin e gruas dhe vajzës së tij 13-vjeçare.
Media shtetërore ruse TASS , raportoi se sipas burimeve zyrtare policore, Avayev vrau gruan dhe vajzën e tij dhe më pas u vetëvra.
Avayev, ish-zëvendës president i Gazprombank dhe dikur zyrtar i Kremlinit, u gjet me një armë në dorë, e cila dyshohet se ishte përdorur për të vrarë gruan dhe vajzën e tij.
Gazprombank është banka e tretë më e madhe e Rusisë. Nënkryetari i Gazprombank, Igor Volobuev, ka vënë në pikëpyetje pistën e vrasje-vetëvrasjes duke u shprehur: “Unë mendoj se ky është një inskenim. Pse? Është e vështirë të thuhet. Ndoshta ai dinte diçka dhe rrezikonte dikë.”
Në fillim të marsit të kaluar, miliarderi rus Vasily Melnikov dhe familja e tij u gjetën të gjithë të vdekur në apartamentin e tyre luksoz në Nizhny Novgorod.
Sipas gazetës ruse Kommersant, Melnikov së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij të vegjël, vdiqën të masakruar me thikë. Thika e përdorur në këto vrasje u gjet në vendin e krimit.
Hetuesit sërish dolën në përfundimin se vdekjet ishin rezultat i një vrasje-vetëvrasjeje në të cilën Melnikov vrau gruan e tij dhe djemtë 10 dhe katër vjeç, para se të vriste veten. Fqinjët dhe të afërmit kanë deklaruar se Melnikov nuk do ishte kurrë në gjendje të kryente këtë krim të rëndë.
Kompania e Melnikov Medstom, e cila importon pajisje mjekësore në Rusi, në muajt e fundit ishte në prag të kolapsit, për shkak të sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës.
Më 28 shkurt, oligarku me origjinë ukrainase Mikhail Ëatford u gjet i vdekur në garazhin e shtëpisë së tij në Surrey, U.K.
Edhe pse gruaja dhe fëmijët e tij ishin në shtëpi gjatë kësaj kohe, ata u gjetën të palënduar. Policia e Surrey po heton vdekjen, por sipas tyre, pas ngjarjes nuk fshihet asgjë tjetër, veçse vetëvrasjes, por asgjë nuk është ende përfundimtare.
Biznesmeni rus e ngriti pasurinë e tij si një manjat i naftës dhe gazit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Tri ditë para vdekjes së Watford dhe një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, zëvendësdrejtori i përgjithshëm për departamentin e thesarit në Gazprom, u gjet i varur në garazhin e një vile në Lenisky.
Sipas gazetës ruse Novaya, hetuesit gjetën një shënim pranë trupit të Alexander Tyulyakov, që sipas tyre mjaftonte për ta klasifikuar ngjarjen si vetëvrasje.
Detaji që ka ngritur disa hije dyshime, është fakti se ekipi e sigurimit të Gazprom, mbërriti në vendin e vetëvrasjes së tij në të njëjtën kohë me policinë. Tyulyakov, 61 vjeç, kishte punuar në Gazprom për rreth 10 vjet dhe kishte mbikëqyrur më parë sigurinë e korporatës dhe burimet njerëzore.
Një tjetër drejtues i lartë i Gazprom, gjeti vdekjen në zonën e njohur si Lenisky, e cila dihet se ishte një vendstrehim për drejtuesit rusë. Leonid Shulman, 60 vjeç, u gjet i vdekur në banjën e vilës së tij, pranë një shënimi vetëvrasjeje.
Në shënim, Shulman ankohej për një dhimbje të padurueshme në këmbë, të cilën e kishte lënduar gjatë festës së Vitit të Ri. Shulman thuhet se kishte veshur një aparat për lëndimin, i cili përdoret për të riformuar kockat e gjymtyrëve.
Sipas Fortune, Shulman ishte nën hetim për mashtrim në Gazprom.
Më 21 prill, Vagit Alekperov, themeluesi dhe bashkëpronari i Lukoil – kompania më e madhe private ruse e naftës – dha dorëheqje nga kompania, pasi ai dhe miliarderë të tjerë rusë u sanksionuan nga Australia dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Po të njëjtën ditë, mediat në Spanjë raportuan se dy ditë më herë një ish-menaxher i gjigantit rus të naftës, Novatek, Sergei Protosenya, grua dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në një vilë të marrë me qira në Lloreta de Mar, pranë Barcelonës.
Protosenya ishte gjetur i varur, ndërkaq gruaja dhe vajza e tij ishin therur për vdekje, citohet të ketë thënë policia spanjolle.
Më 18 prill, ish-presidenti i institucionit kryesor financiar rus, Gazprombanka, Vladislav Avayev, u gjet i vdekur në Moskë, së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Policia tha se ai kishte mbyllur banesën, kishte qëlluar për vdekje gruan e tij dhe vajzën dhe më pas kishte vrarë veten.
Më 24 mars, një tjetër miliarder rus, Vasily Melnikov – që kishte në pronësi kompaninë farmaceutike MedStom – gruaja e tij dhe dy djemtë, u gjetën të therur për vdekje në banesën e tyre në qytetin rus, Nizhni Novgorod.
Më 28 shkurt, miliarderi rus, Mikhail Watford, ishte gjetur i varur në garazhin e shtëpisë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët britanikë kanë thënë se nuk dyshojnë se kjo është vrasje.
Më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, menaxheri i gjigantit të energjisë ruse Gazprom, Aleksandr Tyulyakov, u gjet i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Shën Petersburg. Policia tha se kishte gjetur një letër, ku ai kisht treguar se kishte bërë vetëvrasje.
Edhe zyrtari tjetër i lartë i Gazpromit, Leonid Shulman, u gjet i vdekur në një shtëpi pranë Shën Petersburgut, në janar, disa javë para se të niste pushtimi i Ukrainës. Në vendin e ngjarjes, policia po ashtu gjeti një shënim, ku njoftohej se ai kishte bërë vetëvrasje.a2cnn