Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, do të shkarkohet nga posti i tij.
Kjo si pasojë e mospërfilljes së mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.
Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l’Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme” dhe “mungesës së zotërimit të temave”.
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për Le Monde se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze – përfshirë Vidaud – kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e SHBA.