Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) denoncoi planet e Izraelit për të ndërtuar mijëra njësi të reja vendbanimesh dhe për të shkatërruar mbi dhjetë fshatra palestinezë, transmeton Kosova Post.
OBI tha në një deklaratë me shkrim se “dënon planet e Izraelit, fuqisë pushtuese, për të ndërtuar 4.000 njësi të reja vendbanimesh në tokën e pushtuar palestineze dhe për të evakuuar dhe shkatërruar 12 fshatra palestinezë në zonën Yatta, në jug të provincës Khalil”.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se “politika koloniale e vendbanimeve” izraelite përfaqësonte një “agresion flagrant” kundër të drejtave të palestinezëve dhe një “shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së.
Në mënyrë të veçantë, Ministria e Jashtme e Kuvajtit dënoi planet izraelite në këtë drejtim, duke thënë se ato ishin një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe se minojnë përpjekjet për paqe.
Ministria izraelite e Mbrojtjes tha më 6 maj se një komitet vendbanimesh i këshillit të planifikimit do të mblidhet më 12 maj për të miratuar një plan që parashikon ndërtimin e rreth 4.000 njësive të vendbanimeve në zonat e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor e pushtuar.aa