• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Botë

Opinion pas samitit të NATO-s: Mirëserdhe në realitetin e ri Europë

në Botë
Reading Time: 3 mins read
Opinion pas samitit të NATO-s: Mirëserdhe në realitetin e ri Europë
0
SHPËRNDARJE
6
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ndihma ushtarake që NATO do t’i japë Ukrainës është e kufizuar. Po cilat janë rrjedhojat e kësaj lufte në Europë? Aleanca duhet të marrë në dorë vetë të ardhmen dhe vetëmbrojtjen, mendon Bernd Riegert.

Sulmi rus kundër Ukrainës bëri të qartë, se Europa duhet të forcojë mbrojtjen

NATO duhet të përballet me një gjendje komplet të re të sigurisë. Ky realitet i ri është normaliteti i ri, kështu e përshkroi situatën  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Përpjekja ruse për të nënshtruar Ukrainën, e kthen botën 30 deri në 40 vite mbrapa në kohët e Luftës së Ftohtë, atëherë kur dy blloqet ushtarake të mirëarmatosura qëndronin përballë njëri-tjetrit në mes të Europës. Kur lufta agresore e pushtetmbajtësit rus do të marrë fund një ditë, NATO-ja duhet ta shohë Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë pas Perdes së Hekurt. Ulje konfliktesh, izolimi i vatrës së rrezikut do të përcaktojnë pas kësaj rendin e ri botëror, që Vladimir Putin po ia dikton Perëndimit.

Por pyetja kryesore për NATO-n dhe Perëndimin global mbetet: Si do të veprohet me Kinën? Diktatura komuniste duket se po ecën në të njëjtën rrugë si Rusia e Putinit. Si rrjedhojë e kësaj do duhej që edhe shteti, që shpejt mund të ngrihet në fuqinë më të madhe ekonomike të globit të izolohej. SHBA dhe Europa duhet sërish të pavarësohen edhe nga Kina, vendi ku prej dekadash prodhuan mallra me çmim të lirë, shitën produktet e veta dhe tërhoqën prej andej lëndë të para ekzistenciale. Shenjat të çojnë drejt deglobalizimit dhe prishjes së rrjeteve ndërkombëtare, që me dëshirë u krijuan dhe mbështetën në 40 vitet e fundit .

Strategji e re e nevojshme

Të gjitha këto duhet t’i ketë parasysh NATO që deri në samitin e ardhshëm në Madrid në qershor, duhet të përpilojë strategjinë e re. E që të funksionojë kjo duhet që në Shtëpinë e Bardhë të jetë një president, që edhe pas vitit 2025 e mbështet aleancën transatlantike. As nuk mund ta përfytyrosh, se çfarë do të ndodhte sot, nëse një Donald Trump do t’i kishte frenat në dorë. Agresioni rus ia bëri shumë të qartë Europës, se sa e pazëvendësueshme është SHBA.

Të shpresojmë që sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbeten në fuqi edhe pas fundit të luftës. Qëllimi duhet të jetë që ekonomia ruse të paralizohet, të paktën derisa të jetë në fuqi sistemi Putin. NATO ka para vetes sfida të jashtëzakonshme. E ato nuk marrin fund me zhvendosjen e disa mijëra trupave dhe katër batalioneve të luftimit në katër shtete në kufirin lindor të aleancës.

NATO nuk është sot në gjendje të zmbrapsë një sulm të gjerë të Rusisë nga toka apo uji. Ka madje dyshime, nëse ende funksionon edhe kërcënimi nuklear, baza e balancës së superfuqive në Luftën e Ftohtë. Nëse në Kremlin sundon dikush që nuk e vret mendjen për atë që i pari që përdor bombën atomike vdes i dyti, atëherë kërcënimi nuk funksionon.

NATO, BE dhe Perëndimit ndodhen para një militarizimi masiv dhe forcimit të ushtrive. Shtetet e para e kanë kuptuar këtë, si psh. Gjermania që bëri të ditur një rritje masive të shpenzimeve të armatimit. Tani duhet të jemi të ndershëm e të pohojmë, se këto para duhet të rrjedhin tek rimëkëmbja e ushtrive me këmbësorinë e saj, me tanket dhe artilerinë dhe forcimin e aviacionit luftarak. Ky do të jetë një akt i jashtëzakonshëm financiar, shoqëror që do të ketë ndikim në jetën e përditshme të njerëzve.

Gjermania dhe vendet e tjera mund të jenë të detyruara, të rifusin shërbimin ushtarak dhe të trajnojnë personelin e nevojshëm dhe rezervat për kërcënim efektiv.Kjo tingëllon si thirrje nga e shkuara, që mendohej se ishte tejkaluar. Për fat të keq ky është realiteti i ri.  Për NATO-n fajtori ka një emër: Putini dhe lufta e tij. Rrjedhoja nga e gjitha kjo është e qartë: Putini duhet të largohet.DW.

Etiketa: BEBernd Riegert.NATOSHBA
ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Testoi raketën e ndaluar, Kim Jong Un: Gati të përballemi me imperialistët amerikanë

Lajmi tjeter

Nga ‘parajsa’ në ‘ferr’ si u shua brenda 8 muajsh ëndrra ‘azzurre’

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Botë

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

7 Korrik, 2022
Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Botë

Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

7 Korrik, 2022
Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së
Botë

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

7 Korrik, 2022
‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati
Botë

‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

7 Korrik, 2022
Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit
Botë

Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

7 Korrik, 2022

Premium Content

Basha i uron Kosovës 14-vjetorin e Pavarësisë: Krenar për arritjet dhe shpresëplotë për të ardhmen

Basha i uron Kosovës 14-vjetorin e Pavarësisë: Krenar për arritjet dhe shpresëplotë për të ardhmen

17 Shkurt, 2022
Një ditë luftë, Zelensky akuza botës: Na braktisët, të gjithë keni frikë

Heroizmi i Zelenskit po përballet me ‘vijat e kuqe’ të Perëndimit

8 Mars, 2022
Mbi 769 mijë kosovarë të imunizuar kundër COVID-19 me dy doza të vaksinës

Mbi 769 mijë kosovarë të imunizuar kundër COVID-19 me dy doza të vaksinës

10 Dhjetor, 2021

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara