Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.
Osmani dhe Michel do të takohen në ora 10, ku mediat do të mund të marrin pamje, ndërsa në ora 11:00 do të mbajnë konferencë për media.
Michel erdhi të martën pasdite dhe do të shkojë sot.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për të ofruar siguri dhe mirëmbajtje të rendit.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se si rrjedhojë disa segmente rrugore do të jenë përkohësisht të bllokuara.