Pas dy viteve sot hapet edicioni i 22-të i Panairit të Librit në ambientet e Pallatit të Rinisë i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve e Kosovës. Organizatoret e panairit kanë bërë të ditur se në panair do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj.
Kosovës për dy vite radhazi i ka munguar Panairi i Librit si pasojë e pandemisë. E sot me moton “Libri mbron mendjen”, do të hapet edicioni i 22-të i Panairit të Librit i cili mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve e Kosovës. Organizatori i këtij panairi, Edon Zeneli në një përgjigje për Radio Kosovën tha se ky panair do të jetë panairi me i madh që është organizuar ndonjëherë në trevat shqiptare ku pjesëmarrës në këtë edicion do të jenë rreth 100 botues.
“ Në këtë panair do të marrin pjesë mbi 100 shtëpi botuese. Realisht i bie që është panairi me i madh i organizuar ndonjëherë në trevat shqiptare në termat e botueseve pjesëmarrës. Në as një panair tjetër nuk kemi një panair tjetër nuk kemi një grumbullim kaq të madh të të gjithë botueseve duke filluar nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Diaspora”, tha ai.
Po ashtu, Zeneli tha se përveç titujve të shumtë që ofron ky panair për të gjitha moshat,vizitorët do të kenë mundësinë që librat ti blejnë me një çmim me të ulët.
“ Ky është një numër i jashtëzakonshëm. Në as një panair nuk ka pasur kaq shuam tituj të librave. Po ashtu në këtë panair për aq ditë sa do të zgjasë vizitorët do të gjejnë librat për të gjitha moshat në një vend dhe njëkohësisht gjatë këtyre ditëve qytetarët mund ti blejnë librat me një çmim me të leverdishëm”, tha ai.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40.000 vizitorë. Ndërsa aty do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.
Ceremonia e hapjes së panairit bëhet më 7 qershor, në orën 12:00 dhe do të jetë i hapur deri me datë 12 qershor. Vizitorë panairin do të kenë mundësinë ta vizitojnë çdo ditë nga 9:00-20:00.rtk.