Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të arrijë sot për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.
Gjukanoviq do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Presidenti malazez gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, i cili me këtë rast do të ndajë Çelësin e Qytetit.