Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i nderojmë gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë.
Presidentja Osmani, ka shkruar në Twiter se indexi i lirisë së shtypit është një “shembull i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”,ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin social Twiter.
On #WorldPressFreedomDay we recognize brave journalists who gave voice to our suffering during the war, and those who continue to stand up for truth and freedom today.
🇽🇰's progress in @RSF_inter press freedom index is a great example of our devotion to democracy.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 3, 2022