Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen e saj të 40-të.
E lindur dhe e rritur në qytetin e Mitrovicës, Vjosa Osmani u bë aktiviste politike dhe studioi drejtësi në Prishtinë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Presidentja, karrierën në politikë e filloi nga koha kur ishte këshilltare e presidentit të atëhershëm të Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ndërkaq, pas angazhimit të saj edhe në strukturat e LDK-së, ajo ka qenë deputete dhe madje mjaftë e zëshme për proceset politike si dhe ndaj krimit e korrupsionit në vend.
Duke qenë nj% nga femrat më të votuara Brenda LDK-së, ajo ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit nga shkurti i vitit 2020 deri në mars 2021, si dhe ka shërbyer si ushtruese detyre e presidentit në periudhën nga nëntori 2020 deri në mars 2021, pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi. Pas zgjedhjes së saj si presidente, Vjosa Osmani u bë gruaja e dytë që mban këtë pozitë.
Presidentja Vjosa Osmani është e martuar me Prindon Sadriun, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni, me të cilin ka dy vajza binjake.