Të paktën katër suIme ndaj policisë së Kosovës kanë ndodhur në ditët e fundit në veri të vendit sipas Drejtorit të Policisë dhe Ministrit të Punëve të Brendshme.
Më i rëndi sipas Xhelal Sveçlës e Samedin Mehemtit ka ndodhur mengjesin e sotëm, ku dy vetura të policisë që po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë suImuar me granatë dorë dhe armë AK-47.
Në pyetjen e gazetarëve pse zyrtarët policorë nuk janë përgjigjur me suIm është përgjigj Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë.
“Policët kanë ra në pritë dhe mundësia me reagu me armë nuk ka qenë. Nuk kanë reaguar me zjarr, por kjo nuk do të thotë që Policia nuk do t’i shtojë të gjitha masat, dhe që nuk do t’i përdorë të gjitha njësitë për të kryer punë”, tha Mehmeti.
Më tej Mehmeti tha se në të ardhmen, policia do t’i shtojë masat e sigurisë dhe se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.k.ime.tv.