Dy vjet më parë Qeveria Hoti kishte shfuqizuar vendimet përmes së cilave ishte vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.
Nën udhëheqjen e atëhershme të kryeministrit Avdullah Hoti, ekzekutivi shfuqizoi vendimin e datës 20 mars 2020 për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.
“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa për ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, kishte deklaruar Hoti.
Hoti kishte thënë se këto vendime i kanë marrë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë ishin vendosur nga Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti më 1 prill 2020, duke detyruar shtetin fqinj që të përdorë emrin “Republika e Kosovës”.
Asnjë maune nuk ishte lejuar të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuronte emri Republika e Kosovës.KP