Rayo Vallecano ka bërë befasinë sonte. Ekipi modest i La Liga doli me 3 pikë nga Camp Nou, pasi mundi 0-1 Barcelonën.
Minuta e shtatë do sillte rastin më vendimtar të takimit. Garcia lëshon një të djathtë të bukur dhe Ter Stegen e pati të pamundur ta presë.
Ekipi i Xavit dominon, por më kot. Katalanasit ishin mirë të vendosur në fushë, por kundërshtarët e tyre i kishin marrë mirë masat dhe hapësira në prapavijë nuk ekzistonin.
Lojtari i Rayos Vallecanos dhe i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu bllokoi Barccën nga krahët dhe sonte ishte një nga pikat më të forta të skuadrës.
Gjigandët e La Liga janë në vendin e dytë me 63 pikë. Rayo e qetë në mesin e tabelës.