Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës.
Kjo gjendje kronike shpesh fillon me humbje të lehtë të kujtesës dhe mund përkeqësohet duke shkaktuar paaftësi në të menduar, paafatësi për të kujtuar dhe për të folur.
Ende nuk dihet me siguri se cili është shkaku dhe se çfarë e rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.
Por mosha, trashëgimia, mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës, mund të jenë disa nga faktorët që ndikojnë.
Regjimi ushqimor
Ekspertët thonë se regjimi ushqimor mesdhetar, mund t’ju ndihmojnë duke ju mbrojtur nga kjo sëmundje.
Ky regjim ushqimor përfshin konsumin e drithërave, frutave, perimeve, legumeve, barishteve, erëzave, arrorëve dhe yndyrnave të shëndetshme, ndër to vaji i ullirit.
Gjithashtu, ju duhet të konsumoni ushqime deti minimalisht dy herë në javë.
Rekomandohet të konsumoni në sasi të moderuara qumësht, vezë dhe mish shpendësh.
Mishi i kuq dhe ëmbëlsirat mund të konsumohen vetëm në raste të rralla.
Pijet
Një zgjedhje e mrekullueshme që përfshihet në këtë regjim dhe shëben për mbrojtjen e shëndetit të trurit janë gjithashtu edhe disa lloje pijesh.
Ato përbëhen nga një kombinim i frutave, qumështit ose kosit dhe proteinave që gjenden tek drithërat, arrorët, farat e madje edhe tek perimet.
Frutat ofrojnë një ëmbëlsi natyrale, ndërsa qumështi ose kosi e bëjnë pijën më kremoze.
Proteinat ju mbajnë të ngopur për më gjatë, drithërat shtojnë fibra dhe perimet vitamina e minerale.
Pija mund të shërbejë si një vakt i vogël i ndërmjetshëm, i cili do t’ju japë shumë lëndë ushqyese.
AgroWeb.org ju njeh me disa kombinime të cilat mund t’i përgatisni edhe vetë. Ato janë:
1 gotë luleshtrydhe + 1 gotë kos + 1/4 gotë me bajame + 1/4 gotë tërshërë
1 banane mesatare + 1 gotë qumësht soje + 1 lugë pluhur proteinash me vanilje + 1/4 filxhan kungull të konservuar
1/2 gotë mango + 1/2 gotë ananas + 1 gotë qumësht + 2 lugë çaji fara chia + 1 gotë spinaq të freskët
1 mollë mesatare + 1 gotë qumësht bajamesh + 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku + 1/4 gotë tërshërë
Shtoni ujë dhe akull sipas nevojës për të arritur konsistencën e duhur.