Dy shpërthime të forta ndodhën në orët e para të mëngjesit të së hënës në Belgorod, një qytet rus në veri të Ukrainës, tha guvernatori i vendit.
“30 minuta më parë u zgjova nga dy shpërthume të forta. Sipas shtabit operativ, nuk ka dëme apo shkatërrime. Nuk ka viktima,” tha guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.
Bombardimet e së hënës vijnë pasi një zjarr i madh shpërtheu në një instalim ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Belgorod të dielën. Shkaku i incidentit ishte i paqartë, raporton CNN.
Ndërkohë zyrtarët rusë kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për sulme ndërkufitare në depot e karburantit dhe instalimet ushtarake, pretendime për të cilat agjencitë e qeverisë ukrainase thonë se synojnë të nxisin “ndjenjën anti-ukrainase”