Rastet e shkurorëzimit të çifteve të martuara në Kosovë, vetëm po shkojnë duke u rritur. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021, ka pasur 230 raste të divorcit, ndërsa vetëm në janar, shkurt, mars dhe prill të 2022 janë 480 raste të ndarjeve të qifteve.
E avokati, Berat Peci, në Sytë 7 në Klan Kosova tha se shkaktar i këtyre rasteve, është edhe pandemia, e cila sipas tij, ka ndikuar edhe në sjelljet sociale të njerëzve, pas dëmtimit ekonomik.
I njëjti madje ka thënë se ka raste të çifteve që nuk arrijnë t’i realizojnë premtimet e para martesave.
“Iluzionet, një jetë e rreme që e kanë sot për sot të rinjtë, mandej kur po martohen, po e shohin që nuk është jeta vetëm me dal, e për t’u argëtuar”, e kjo sipas tij po qon në ndarje të të martuarve.
Peci, në Sytë 7, tha se hapësirat ligjore në Kosovë janë të mirë plotësuara, ndonëse ka vende edhe për amandamentime shtesë.
Sipas tij, sistemi gjyqësor në Kosovë, funksionon me tendencën për ta pajtuar një çift, ndonëse është shfaqur interesi i tyre për t’u ndarë