Në mediat ndërkombëtare është duke bërë xhiron e rrjetit një video e një ushtari 29-vjeçar ukrainas, i cilit flet nga fronti i luftës në qytetin Sloviansk të Kharkivit.
Pikërisht kjo zonë është një front i nxehtë, ku vazhdojnë të dëgjohen shpërthimet e bombave.
Në Sloviansk sirenat tingëllojnë vazhdimisht dhe dëgjohen të shtënat e artilerisë ruse, teksa intervista realizohet vetëm 12 kilometra larg linjës së Kremlinit.
“Rusët po afrohen, gjithçka është fantazmë, fronti është tani këtu”, shprehet ushtari.
Ndërkohë, reporteri që e interviston ushtarin e Ukrainës shprehet se kemi të bëjmë me “një kohë vështirësish dhe krize mes trupave ukrainase”.
“Ushtria thotë se kanë nevojë për ndihmë, ajo që kanë nuk mjafton”, shprehet ai.