Rusia e ka forcën për t’i treguar vendin armiqve të saj, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu është shprehur Dmitry Medvedev, një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit dhe president i Rusisë në periudhën 2008-2012.
Ai siguroi se Moska “do ta shkatërrojë planin rusofob të Perëndimit, që kërkon të përçajë Rusinë”.
Medvedev, i cili sot është sekretar i këshillit të sigurimit rus, tha se SHBA-ja po mbush botën me rusofobi, në mënyrë që ta gjunjëzojë Rusinë e më pas ta shkatërrojë atë.
“Por, nuk ka për të funksionuar. Rusia ka forcën për t’i treguar vendin armiqve të saj”, theksoi Medvedev.a2cnn.