Gazetari gjerman, Michale Martens, duke u thirrur në burime të besueshme të thotë se shumë shpejt Kosova do të fillojë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës pas daljes së Rusisë nga ky institucion evropian.
Martens ka shkruar se matematikisht dhe politikisht gjasat që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës janë të mira.
“Rusia jashtë, Kosova brenda Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova “shumë shpejt” do të inicojë procesin e anëtarësimit të plotë si shtet në Këshillin e Evropës. Matematikisht dhe politikisht gjasat për sukses janë të mira”, ka thënë Martens.
Më 25 shkurt, një ditë pas invazionit rus në Ukrainë, Këshilli i Evropës ka vendosur ta suspendojë Rusinë si shtet anëtar.
Mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshill pas suspendimit të Rusisë janë më të mëdha marrë parasysh kundërshtimin e Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në institucione e organizata ndërkombëtare.