Beteja për kontrollin e Mariupolin tashmë po kthehet në një nga më tragjiket e kësaj lufte mes Rusisë dhe Ukrainës që zgjat prej më shumë se 56 ditësh dhe që tashmë ka hyrë në një fazë të re.
Qyteti lindor është pothuajse i rrethuar nga ushtria ruse dhe një rezistencë ndaj saj vijon prej shumë orësh tashmë në uzinën e çelikut Azovstal, ku sipas raportimeve lufton një numër i konsiderueshëm i ushtarësh nga brigada Azov, por edhe civilë.
Mësohet se trupat ruse i kanë dhënë një ultimatum të fundit këtyre trupave që fshihen në tunelet e fortifikuar të uzinës që të dorëzojnë orët brenda orës 14:00 dhe do t’iu falet jeta. Sipas gjeneralit Mikhail Mizintsev, ushtarëve ukrainas që do të heqin dorë nga armët do të jenë të sigurt dhe do t’iu ofrohet ndihmë shëndetësore.
Por mesa duket, ushtria vendase nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe ka zgjedhur sakrifikimin për mbrojtjen e Ukrainës.
Në disa postime në rrjetet sociale, ushtarët e rezistencës në Mariupol iu shkruajnë të afërmve se këto mund të jenë orët e fundit gjallë për ta dhe kërkojnë ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për t’i shpëtuar.
Ndërkohë që bombardime të fuqishme janë regjistruar dhe në qytetin e Mykolaiv dhe autoritetet lokale iu kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë në vendstrehime.