Shtëpia e Bardhë ka bërë një tjetër paralajmërim për bizneset amerikane, pasi rrezikohen për sulme kibernetike nga ana e Rusisë.
Në një deklaratë të zhvilluar më herët, Presidenti Biden tha se administrata e tij këto paralajmërime po i njoftonte “bazuar në inteligjencën në zhvillim se qeveria ruse po eksploron opsione për sulme të mundshme kibernetike”.
Shtëpia e Bardhë tha se situata është kritike dhe se po punohet për të rritur mbrojtjen për bizneset.
Po ashtu edhe më herët ka pasur shqetësime se Rusia mund të hakmerret për sanksionet e vendosura, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë ekonomive amerikane dhe perëndimore përmes sulmeve kibernetike.
Deri më tani këto sulme nuk janë realizuar.
Por ky paralajmërim i fundit sugjeron se inteligjenca amerikane ka parë disa indikacione të aktivitetit rus në rrjetet kompjuterike, megjithatë, ata pranojnë se kjo nuk do të thotë se një sulm i tillë do të ndodhë patjetër.
Zyrtarët kibernetikë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë informuar drejtuesit e organizatave të mëdha gjatë një periudhe muajsh, veçanërisht ato brenda infrastrukturës kritike, për t’i paralajmëruar ata për rreziqet dhe për t’i inkurajuar ata të sigurojnë se kanë mbrojtjen më të mirë të mundshme.b.w.