Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se BE duhet të kërkojë një qëndrim të përbashkët nga vendet që aspirojnë për anëtarësim në BE për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.
Në thirrjen e tij për opozitën për një qëndrim të përbashkët për t’i kërkuar BE-së anëtarësimin e vendit në Union, Balla u ndal dhe tek qëndrimi i Serbisë për Ukrainën.
Ai tha se Serbia duhet t’i japë fund qëndrimeve të dyfishta.
“Të gjithë biem dakord që Serbia duhet t’i japë fund asaj tangos në mëngjes me BE-në në darkë me Rusinë. O me botën demokratike, o me diktatorin. Me të dy nuk mund të rrijë. Bie dakord me nevojën që BE duhet t’i kërkojë të gjitha vendeve që negociojnë për anëtarësim, qëndrimin e përbashkët për çështje të sigurisë në politikën e jashtme”, tha Balla.b.w.