Prokurorët federalë në New York bënë të enjten një aktakuzë duke deklaruar se një anëtar i legjislaturës ruse dhe dy nga stafi i tij, kanë orkestruar një fushate propagande dhe dezinformimi që synonte ligjvënësit amerikanë.
Aleksandr Babakov, nënkryetari i Dumës së Shtetit Rus dhe punonjësit e tij Aleksandr Vorobev dhe Mikhail Plisyuk, u akuzuan për komplot për të vepruar në SHBA si agjent të huaj të paregjistruar, komplot për të shkelur sanksionet e SHBA dhe komplot për të kryer mashtrime me viza.
Si pjesë e skemës së supozuar, në vitin 2017, prokurorët thanë se rusët dyshohet se kanë shkelur ligjet e sanksioneve të SHBA-së duke kërkuar të rekrutojnë të paktën një biznesmen amerikan dhe të paktën një kongresmen në një udhëtim të paguar me të gjitha shpenzimet prej tyre, për të marrë pjesë në një konferencë në Jaltë, një zonë në Krimea, e kontrolluar nga Rusia, në favor të Sergey Aksyonov, një rus i vendosur në listën e zezë të sanksioneve të SHBA-së pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Kongresmeni, i cili nuk u identifikua, nuk e pranoi ftesën, thuhet në aktakuzë.
Sipas aktakuzës, prokurorët pretendojnë se burrat kishin planifikuar të ndikonin në politikën e SHBA-së ndaj Rusisë nga viti 2012 deri në vitin 2017 “nëpërmjet ngjarjeve të inskenuara, propagandës me pagesë dhe rekrutimit të të paktën një qytetari amerikan për të bërë ofertat e tyre në funksione jozyrtare”.
Gjithashtu në vitin 2017, prokurorët thonë se Babakov kërkoi një takim me një kongresmen në Uashington përmes shtetasit amerikan dhe Babakov dhe punonjësit e tij falsifikuan aplikimet për vizë duke thënë se po udhëtonin veçmas dhe për pushime.
Shtetet e Bashkuara i vendosën këta tre persona në listën e sanksioneve të SHBA-së në vitin 2017, kështu që atyre iu refuzuan vizat dhe nuk u zhvilluan takime, thanë prokurorët.
Babakov, një ligjvënës pro-Vladimir Putin, u sanksionua gjithashtu nga Bashkimi Evropian për votimin në favor të një projektligji rus që aneksonte Krimenë në vitin 2014.
Tashmë rusët në fjalë ndodhen në Rusi dhe mbeten të lirë, thanë prokurorët. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po kërkon konfiskimin e çdo pasurie, anijeje, avionësh të përdorur ose të gjurmuar në të ardhurat e marra nga krimet e dyshuara.
Rusët, pretendon aktakuza, përdorën një organizatë jofitimprurëse me bazë në Rusi, Institutin për Studime të Integrimit Ndërkombëtar, si një front për aktivitetet e tyre.
“Akuza e sotme tregon se veprimet e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës shtrihen përtej fushës së betejës, pasi ndikuesit politikë nën kontrollin e Rusisë dyshohet se komplotuan për të drejtuar ndryshime gjeopolitike në favor të Rusisë përmes mjeteve të fshehta dhe të paligjshme në SHBA dhe gjetkë në Perëndim”, shtoi Williams.Balkan.web.