• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Botë

SHBA dhe Evropa perëndimore të shqetësuara për një luftë të gjatë në Ukrainë

në Botë, Lajme
Reading Time: 5 mins read
Ja arsyet se pse Rusia po bën çmos për të pushtuar Mariupolin
0
SHPËRNDARJE
3
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

A do të ketë një luftë pa fund që nuk mund të fitohet në Evropë? Ky është skenari të cilit i druhen dhe për të cilin po përgatiten udhëheqësit e NATO-s, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë tashmë në muajin e tretë, po jep pak shenja se do të ketë një fitore vendimtare ushtarake nga secila nga palët dhe nuk duket të ketë zgjidhje në horizont.

Mundësia e një ngërçi po nxit shqetësimet se Ukraina mund të mbetet një fushë beteje vdekjeprurëse në Evropë dhe një burim paqëndrueshmërie kontinentale dhe globale për muajt, apo edhe vitet në vazhdim.

Siguria energjitike dhe ajo ushqimore janë shqetësimet më urgjente, por mbështetja masive perëndimore për Ukrainën, ndërkohë që bota ende nuk ka dalë nga pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe përballet me efektet e ndryshimeve klimatike, mund të dobësojë edhe më tej ekonominë globale. Dhe nëse Rusia vendos ta përshkallëzojë konfliktin, rreziku i një konflikti më të gjerë rritet.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po furnizojnë vazhdimisht me armë vdekjeprurëse Ukrainën për ta ndihmuar në luftë. Ndërsa shumica e analistëve thonë se Kievi më së paku po reziston, rrjedha e furnizimeve duhet të vazhdojë nëse aleatët duan të mbështesin premtimin e Presidentit Volodomyr Zelenskyy për fitore, ose të paktën për të frenuar ose zmbrapsur përparimet e Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka sinjalizuar ndonjë gatishmëri për të intensifikuar agresionin as me mobilizim të përgjithshëm të trupave as me përdorim armësh jokonvencionale, por as nuk ka shfaqur ndonjë shenjë tërheqjeje. As presidenti Zelenskyy, i cili thotë se Ukraina jo vetëm që do ta mposhtë agresionin aktual rus, por do të rimarrë kontrollin e Krimesë dhe zonave të tjera që Rusia i ka pushtuar ose kontrolluar që nga viti 2014, nuk ka dhënë shenja tërheqjeje.

“Është shumë e vështirë të imagjinosh një zgjidhje të negociuar në këtë pikë,” thotë Ian Kelly, një diplomat veteran në pension, i cili ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjeorgji, një tjetër ish-republikë sovjetike tek e cila Rusia ka pretendime territoriale.

“Asnjëra palë nuk është e gatshme të ndalë luftën dhe ndoshta rezultati më i mundshëm është një luftë që do të zgjasë disa vjet. Ukraina do të ishte një plagë e hapur në mes të Evropës”, shton ish-diplomati.

“Nuk diskutohet që Ukraina nuk do të tërhiqet. Ata mendojnë se do të fitojnë”, thotë zoti Kelly.

Nga ana tjetër, shton ai, megjithë llogaritjet e gabuara nga presidenti rus në lidhje me forcën dhe vullnetin e Ukrainës për të rezistuar ose unitetin dhe vendosmërinë e aleatëve të NATO-s, ai nuk mund të pranojë humbjen ose një skenar ku ai të mos pretendojë se ka arritur sukses.

“Do të ishte vetëvrasje politike që Putini të tërhiqej,” tha zoti Kelly.

Zyrtarët amerikanë, duke filluar nga presidenti Joe Biden, duket se janë dakord me këtë vlerësim, megjithë komentin e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin pas një vizite në Kiev muajin e kaluar se synimi i Uashingtonit nuk është vetëm të ndihmojë Ukrainën të mbrohet, por të “dobësojë” Rusinë deri në pikën ku të mos përbëjë më kërcënim.

Putini “nuk ka rrugëdalje tani dhe unë po përpiqem të kuptoj se çfarë duhet të bëjmë në këto rrethana,” tha presidenti Biden të hënën pasi nënshkroi një ligj të ngjashëm me një ligj të kohës së Luftës së Dytë Botërore për të lehtësuar dërgimin e paisjeve ushtarake në Ukrainë dhe i bëri thirrje Kongresit që të miratojë një paketë ndihme ushtarake dhe humanitare prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi paketën të martën dhe Senati pritet ta miratojë brenda javës.

Atëherë si duhet vepruar? Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dhënë përparësi një zgjidhjeje të mundshme të negociuar që nuk do të nxirrte të poshtëruar as Rusinë dhe as Ukrainën.

“Nesër do të na duhet të ndërtojmë paqen, le të mos e harrojmë kurrë këtë,” tha zoti Macron të hënën. “Duhet të ulim Ukrainën dhe Rusinë në tryezë. Fundi i diskutimit dhe negociatave do të vendoset nga Ukraina dhe Rusia. Por nuk do të bëhet as me injorimin, as me përjashtimin dhe as me poshtërimin e njëra-tjetrës.”

Zyrtarët amerikanë nuk janë aq të sigurt, megjithëse e pranojnë që rezultati final është në dorën e Ukrainës.

“Strategjia jonë është që Ukraina të dalë fitimtare,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price këtë javë. “Ukraina do ta realizojë këtë në tryezën e negociatave. Qëllimi ynë është të forcojmë pozicionin e Ukrainës në atë tryezë negociatash ndërsa ne vazhdojmë t’i imponojmë kosto në rritje Federatës Ruse.”

Por pasiguria e madhe mbi formën që do të ketë një “fitore” e Ukrainës, ka alarmuar zyrtarët në disa kryeqytete evropiane, veçanërisht ato në shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, të cilat janë anëtare të NATO-s në kufi me Rusinë dhe veçanërisht të shqetësuara për synimet e ardhshme të Moskës.

Për vendet baltike dhe vendet e tjera në krahun lindor të NATO-s, kërcënimi është real dhe kujtimet e pushtimit dhe sundimit sovjetik mbeten të freskëta. Nësë Rusisë i bëhen lëshime në Ukrainë, kjo vetëm do ta inkurajonte presidentin rus të vazhdojë edhe më tej drejt perëndimit, thonë ata.

“Që të jemi të sinqertë, ne ende nuk po flasim se si do të jetë fundi i lojës,” tha ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis për Associated Press në një intervistë të hënën. Ai shtoi se çdo lëshim territorial në Ukrainë do të sillte një botë ku “rendi i bazuar në rregulla” zëvendësohet nga një “rend i bazuar në rregullat e xhunglës”.

Zoti Landsbergis sugjeroi që vendet perëndimore ta thonë publikisht se çfarë do të konsideronin sukses. “Duhet të themi se çfarë do të konsideronim fitore, fitore të vërtetë? Cili do të ishte skenari që do të donim?”

Ministri i Jashtëm i Lituanisë ka qenë i hapur në thirrjet për rrëzimin e presidentit Putin si udhëheqës i Rusisë, duke shkuar shumë përtej pozicionit të Shteteve të Bashkuara dhe atij të udhëheqësve të tjerë të NATO-s. Ai thotë se ndryshimi i regjimit në Moskë është e vetmja mënyrë për të mbrojtur sigurinë evropiane dhe perëndimore në të ardhmen afatgjatë.

“Nga pozita jonë është shumë më e lehtë të themi se duhet të ketë ndryshim regjimi në Rusi, kështu që ne kemi qenë mjaft të hapur për këtë,” tha ai. “Ndoshta për Shtetet e Bashkuara është shumë më e vështirë të shprehet hapur për këtë, megjithatë në një moment të caktuar ne duhet ta diskutojmë këtë sepse është diçka shumë e rëndësishme.”/VOA

Etiketa: evropaSHBAUkraina
ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Alarm pas luftës në Ukrainë, Franca përmend Kosovën dhe Bosnjen në Këshillin e Sigurimit

Lajmi tjeter

Çfarë është Këshilli i Evropës ku synon të aplikojë Kosova?

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Botë

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

7 Korrik, 2022
Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Botë

Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

7 Korrik, 2022
Lajçak vjen sot në Kosovë, Stano tregon arsyen
Lajme

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

7 Korrik, 2022
Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së
Botë

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

7 Korrik, 2022
‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati
Botë

‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

7 Korrik, 2022

Premium Content

Moti sot dhe ditëve në vijim

Moti sot dhe gjatë javës

14 Mars, 2022
Osmani takohet me guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, ritheksohet se synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE

Osmani takohet me guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, ritheksohet se synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE

24 Nëntor, 2021
Ministrat e BE-së diskutojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Rusia paralajmëron hakmarrje ndaj Finlandës pas vendimit Pro për anëtarësim në NATO

13 Maj, 2022

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara