Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet menjëherë për ndërprerjen e plotë të eksporteve të gazit rus këtë dimër, duke u kërkuar qeverive të marrin masa për të ulur kërkesën dhe për të mbajtur të hapura centralet bërthamore të vjetruara.
Në një intervistë për Financial Times, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Faith Birol, tha se Evropa duhet të duhet të jetë gati në rast se gazi rus ndërpritet plotësisht.
Sipas tij, vendimi i Rusisë për të reduktuar furnizimet me gaz në vendet evropiane në javën e kaluar mund të jetë një pararendës i shkurtimeve të mëtejshme në një përpjekje të Moskës për ta përdorur atë si një “levë” për luftën kundër Ukrainës.
“Sa më shumë që i afrohemi dimrit, aq më shumë i kuptojmë synimet e Rusisë”, tha ai. “Unë besoj se shkurtimet janë të orientuara drejt shmangies së mbushjes së depozitave nga Evropa dhe rritjes së levës së Rusisë në muajt e dimrit.”
IEA, e cila financohet kryesisht nga anëtarët e OECD-së, ishte vitin e kaluar një nga organet e para zyrtare që akuzoi Rusinë publikisht për manipulimin e furnizimeve me gaz në Evropë, si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Birol tha se masat emergjente të marra nga vendet evropiane këtë javë për të reduktuar kërkesën për gaz, si ndezja e termocentraleve të vjetra me qymyr, justifikoheshin nga shkalla e krizës, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e emetimeve të karbonit.A2CNN.