Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e armëve në Rusi, sulmi i ‘orkestruar’ nga Ukraina (Video)

0
SHPËRNDARJE
13
SHIKIME

Një shpërthim ka goditur një fabrikë armësh brenda Rusisë ndërsa thuhet se dy persona kanë humbur jetën, sipas një zyrtari të lartë ukrainas.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, postoi në Twitter pamjet nga të cilave pretendon se shihet fabrika e armëve në Perm, 700 milje në lindje të Moskës, e cila është djegur plotësisht.

Nga ana tjetër Rusia pranoi se një zjarr kishte rënë në fabrikë rreth orës 20:00 të së dielës, por nuk tha se çfarë e shkaktoi.

Ky shpërthim vjen në vazhdën e një sërë zjarresh dhe shpërthimesh në objektet ushtarake të cilat mendohet se i orkestron Kievi, megjithëse kjo mbetet e pakonfirmuar.

Fabrika e Perm përdoret për të prodhuar raketa për sistemet e artilerisë ruse që përdoren për të bombarduar qytetet dhe trupat ukrainase.

Shpërthimi erdhi pasi Ukraina publikoi sot pamjet që tregojnë tanket polake që mbërrijnë në vend ndërsa përgatiten për t’u bashkuar me luftën në Donbas. Varshava i ka dhuruar Ukrainës më shumë se 200 tanke të epokës sovjetike T-72.b.w.

Të ngjajshmeLajme

Premium Content