Një shpërthim në një rafineri ilegale nafte në Nigerinë jugore në rajonin e pasur me naftë ka vrarë të paktën 110 persona, thonë autoritetet.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (NEMA), shpërthimi ndodhi të premten mbrëma në një rafineri të paligjshme që ndodhet midis shteteve të pasura me naftë të Rivers dhe Imo.
Policia konfirmoi se shpërthimi ndodhi në një rafineri ilegale ku ishin mbledhur shumë njerëz për të blerë naftë.
Disa media lokale raportuan për më shumë se 100 të vdekur, kryesisht të rinj, në këtë shpërthim, më i fundit në Nigeri, ku tragjedi të tilla janë të zakonshme.
Presidenti Muhammadu Buhari e quajti katastrofë kombëtare. Ai u bëri thirrje gjithashtu forcave të sigurisë që të rrisin operacionet e tyre për të goditur rafineritë ilegale. /abcnews.al