Të paktën një i vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci në Odessa pas një serie sulmesh ruse në orët e fundit.
Sipas Komandës Operative Jugore të Ukrainës, cituar nga Ukrainska Pravda, në total, u lëshuan 7 raketa të modelit të vjetër, të cilat shkaktuan një sërë zjarresh, duke përfshirë një qendër tregtare.
Një qendër tregtare dhe dy hotele u goditën nga sulmet ushtarake ruse të hënën në qytetin port jugor të Odesës.
Tre raketa Kinzhal, raketat e reja hipersonike të Rusisë u qëlluan nga një avionn dhe goditën një objektiv të infrastrukturës turistike, tha Sergey Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës.
Dy persona u shtruan në spital nga sulmi me raketa, tha Bratchuk, por nuk e identifikoi objektivin.
Dy video që qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë dëme të konsiderueshme në një hotel në fshatin Zatoka. Një nga videot u publikua për herë të parë nga Këshilli i Qytetit të Odesës.
Ky është hoteli i dytë në rajonin e Odesa-s që u vu në shënjestër të hënën. Është e paqartë pse dy hotelet, ose kush mund të ketë qëndruar në to, janë shënjestruar.
Një qendër tregtare u godit gjithashtu nga shtatë raketa, sipas Komandës Operative Jugore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Pesë persona u plagosën dhe një person vdiq në sulm, tha ai.
Odesa është nën shtetrrethim deri në orën 05:00 të martën pas disa sulmeve ruse në ditët e fundit.
Më herët të hënën, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u desh të strehohej nga një sulm i tillë raketor ndërsa ishte në qytet.