• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Botë

Si lufta Rusi-Ukrainë mund të përçajë europianët

në Botë, Lajme
Reading Time: 4 mins read
Presidentet e 8 vendeve thirrje për anëtarësim: BE t’i japë menjëherë statusin kandidat Ukrainës
0
SHPËRNDARJE
10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, mediat dhe rrjetet sociale janë hasur me polemika të shumta rreth qëllimeve të deklaruara të liderëve të BE-së në luftë. Por as Bashkimi Europian dhe as vendet e tij anëtare nuk po e luftojnë në të vërtetë këtë luftë.

Ndërsa shumica e liderëve të BE-së kanë rënë dakord se  vetëm Ukraina duhet të vendosë se si dhe kur do të zhvillojë negociatat me Rusinë, ata mund të jenë të pakënaqur ose të mos bien dakord me njëri-tjetrin për rezultatin e tij përfundimtar. Katër çështjet e mëposhtme mund të rezultojnë përçarëse.

Një fitore e plotë e Ukrainës

Kjo çështje është në qendër të diskutimeve aktuale të liderëve të BE-së. Disa prej tyre mbrojnë mbështetjen e pakushtëzuar për Ukrainën derisa të arrijë një fitore të plotë ndaj Rusisë, megjithëse pa përcaktuar domosdoshmërisht se si do të dukej një fitore e tillë, raporton abcnews.al.

Të tjerë janë të shqetësuar se  një Rusi hakmarrëse do të përshkallëzojë konfliktin duke përdorur mjete jokonvencionale, duke përfshirë armët bërthamore, nëse nuk është në gjendje të arrijë qëllimet e saj me armë konvencionale.

Një fitore e Ukrainës do të ishte rezultati më i mirë për liderët europianë, por shumë prej tyre janë të vetëdijshëm se Rusia nuk ka gjasa të pranojë humbjen. Arritja e një ekuilibri midis këtij skenari të rastit më të mirë moralisht dhe një kërcënimi ekzistencial është një nga sfidat kryesore me të cilat përballen tani liderët europianë.

Paqëndrueshmëria

Me fokusimin e përpjekjeve të ushtrisë ruse në Donbas, konflikti ka hyrë në një fazë të re që ka të ngjarë të përfshijë një luftë të gjatë rrënimi. Në një moment, të rraskapitur nga përpjekjet e luftës, të dyja palët mund të bien dakord për një armëpushim pa i dhënë fund konfliktit.

Ky marrëveshje mund të shoqërohet me një marrëveshje të ngjashme me atë të  Minskut. Për BE-në, të dy rezultatet do të ishin kryesisht të njëjta: Europa do të ishte e paqëndrueshme, ndërsa vendet anëtare do të angazhoheshin kundrejt sigurisë të mundshme ndaj Ukrainës dhe Rusisë..

Koncesionet territoriale për paqen

Kjo ide ka zemëruar vazhdimisht shumë europianë gjatë muajve të fundit. Reagimet e tyre ndaj fjalimit të fundit të Henry Kissinger në Forumin Ekonomik Botëror në Davos – në të cilin ai sugjeroi që Ukraina të lejonte Rusinë të aneksonte disa nga territoret e saj  ilustrojnë shumë qartë këtë çeshtje. Një sondazh i fundit nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev tregoi se më shumë se 80 për qind e ukrainasve refuzojnë idenë e dhënies së territoreve për paqen.

Megjithatë, mund të vijë një moment kur, për të shmangur viktimat dhe shkatërrimet e mëtejshme, ukrainasit do të detyrohen të pranojnë një marrëveshje që përfshin lëshime të tilla. Po kështu, duket e pamundur që Rusia të kthejë territoret që ka pushtuar. Në këtë skenar, debati midis europianëve do të bëhej edhe më përçarës: nëse qeveria ukrainase do të nënshkruante një marrëveshje në të cilën do ti jepte territorin Rusisë, me siguri BE-ja duhet ta pranojë atë dhe të vazhdojë përpara.

Shtete të ndryshme anëtare, përfshirë ato që aktualisht dyshohen se kërkojnë të qetësojnë Rusinë, do të refuzonin një marrëveshje që shpërblente përdorimin e forcës me përfitime territoriale. Kjo lloj marrëveshjeje do të krijonte një precedent të rrezikshëm për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Dhe kjo do t’i jepte fund çdo shprese për rivendosjen e një regjimi funksional të mospërhapjes së armëve bërthamore, pasi do të ishte e qartë se armët bërthamore ishin garancia më e mirë e integritetit territorial.

Rendi i sigurisë europiane pasluftës

Kjo çështje do të vazhdojë të përçajë europianët pavarësisht rezultatit të luftës. Shumica e shteteve anëtare duan të shfaqin unitet në dënimin e agresionit të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës.

Disa besojnë se stabiliteti strategjik në Europë do të kërkojë që ajo të përfshijë Rusinë përmes një forme angazhimesh detyruese. Debati aktual nuk përqendrohet në mundësinë e negocimit me Moskën për këtë çështje në këtë moment, pasi diçka e tillë do të ishte e pamundur, raporton abcnews.al.

Natyrisht, të gjitha këto çështje përfshijnë politika që shihen si moralisht korrekte dhe ato që jo. Por këto të fundit nuk duhet t’i anashkalojmë vetëm në bazë të emocioneve, pasi ato mund të japin zgjidhje për problemet afatgjata.

Sot, mbështetja për Ukrainën është moralisht korrekte dhe në interesin më të mirë të BE-së dhe vendeve anëtare të saj, pasi kjo duhet të ndihmojë në krijimin e një ekuilibri të favorshëm të forcave, të çojë në një zgjidhje që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe të mbrojë sigurinë europiane.

Por europianët gjithashtu duhet të mendojnë pak për qëllimet e tyre afatgjata dhe përkufizimin e tyre të fitores, duke pasur parasysh se nuk është e sigurt nëse ata do të jenë kaq të unifikuar në një fazë të mëvonshme apo do të jenë në gjendje të formësojnë një zgjidhje të ardhshme.

Ky do të jetë një diskutim i vështirë, prandaj europianët duhet të fillojnë që tani diskutimet nëse nuk duan të zhgënjehen.

Etiketa: BASHKIMI EVROPIANlufta Ukraina
ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Reagoi për zhurmën në kafene, gazetari gjerman tash përplaset me serbët

Lajmi tjeter

Maroviq: ‘Ballkani i Hapur’ ka kuptim vetëm nëse marrin pjesë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Botë

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

7 Korrik, 2022
Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Botë

Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

7 Korrik, 2022
Lajçak vjen sot në Kosovë, Stano tregon arsyen
Lajme

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

7 Korrik, 2022
Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së
Botë

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

7 Korrik, 2022
‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati
Botë

‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

7 Korrik, 2022

Premium Content

Armenia i bën thirrje Moskës për ndihmë

Armenia i bën thirrje Moskës për ndihmë

17 Nëntor, 2021
Siguria në rajon, mbështetja e Gjermanisë për Kosovën në aspektin ushtarak dhe dialogu me Serbinë – gjithçka nga vizita e ministres së Mbrojtjes, Christine Lambercht

Siguria në rajon, mbështetja e Gjermanisë për Kosovën në aspektin ushtarak dhe dialogu me Serbinë – gjithçka nga vizita e ministres së Mbrojtjes, Christine Lambercht

6 Maj, 2022
Moti sot dhe ditëve në vijim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

1 Prill, 2022

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara