Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, do ta vizitojë sot Bosnje e Hercegovinën ndërkaq janë të planifikuara edhe vizitat në Kosovë e Serbi shkruan N1.
Në Bosnje e Hercegovinë delegacioni gjerman do të pritet nga ministri i Mbrojtjes, Sifer Podziq.
Sipas ambasadës gjermane në Sarajevë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, do ta takojë komandantin e EUFOR-it, Gjeneralmajor Anton Wessely në kampin Butmir.
Bisedimet do të fokusohen në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor.