Ministri i Jashtëm Ukrainas, Dmytro Kulerba, u bëri thirrje negociatorëve ukrainas që do të ulen në tryezën e bisedimeve me rusët , sot në Stamboll, të mos hanë asgjë.
“Unë këshilloj këdo që shkon në negociata me Rusinë të mos hajë e të mos pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje. Unë jua them këtë nga përvoja personale ,” tha Kouleba në një deklaratë të transmetuar nga Skynews.
“Së dyti, të gjitha këto histori – dikush dëgjoi diçka, diku, nga dikush – tani janë shumëzuar, sepse të gjithë janë të etur për lajme, për pasione “, tha ministri i Jashtëm ukrainas.
Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë këtë të martë pritet që të zhvillojnë raundin e radhës së bisedimeve për gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes.
Mediat e huaja raportojnë se delegacionet e dy vendeve kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe Mikhail Podolyak, këshilltari presidencial.
Në këtë takim duket se Kievi si prioritet ka arritjen e një armëpushimi.
Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.abcnews.al