Kur bëhet fjalë se cilat nga gjinitë janë më gjaknxehtë, mund të mos arrihet kurrë një marrëveshje.
Por një studimi i ri tregon se gratë në fakt janë më gjaknxehta se meshkut, pasi temperatura në trurin e tyre arrin deri në 40 gradë Celsius.
Studiuesit në Laboratorin e MRC për Biologjinë Molekulare në Kembrixh zbuluar se truri i grave ishte rreth 0.4 gradë Celsius më i nxehtë se ai i burrave.
Ata sugjeruan se ky ndryshim ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga cikli menstrual, pasi shumica e grave u skanuan në fazën pas ovulacionit dhe temperatura e trurit të tyre ishte rreth 0.4 gradë Celsisus më i nxehtë se ajo e grave që ishin skanuar në fazën e tyre para ovulacionit.
Stduimi i botuar në revistën Brain, rekrutoi 40 vullnetarë, të moshës 20-40 vjeç të cilët u skanuan në mëngjes, pasdite dhe vonë në mbrëmje gjatë një ditë në Infermierinë Mbretërore të Edinburgut.
Studiuesit – të cilët prodhuan hartën e parë 4D të temperaturës së shëndetshme të trurit – zbuluan se temperatura mesatare ishte më e lartë se sa mendohej më parë në 38.5C – ndërsa temepratura në gojë ishte ajo e zakonshmja më pak se 37 gradë Celsius.
Por strukturat më të thella të trurit ishin shpesh më të ngrohta se 40 C – temperatura më e lartë e vëzhguar e trurit ishte 40.9 C – i cili zakonisht ftohet gjatë natës dhe ngrohet gjatë ditës.
Ndërsa këto temperatura të larta do të konsideroheshin si ethe diku tjetër në trup, studiuesit thonë se kjo temperaturë mund të jetë një shenjë e funksionit të shëndetshëm të trurit.
Temperatura në tru gjithashtu rritej me moshën.
Personat pjesmarrës në studim mbi 20 vjeç, në rajonet e thella të trurit rritja mesatare e temperaturës ishte me 0.6 gardë Celsius.
Studiuesit sugjerojnë që aftësia e trurit për t’u ftohur mund të përkeqësohet me kalimin e moshës.
Dr John O’Neill, udhëheqës i grupit në Universitetin e Kembrixhit, tha:
‘Për mua, gjetja më befasuese nga studimi ynë është se truri i shëndetshëm i njeriut mund të arrijë temperatura që do të diagnostikoheshin si ethe kudo tjetër në trup. Temperatura të tilla të larta janë matur te njerëzit me lëndime të trurit në të kaluarën, por supozohej se rezultojnë nga lëndimi. Ka arsye të mira për të besuar se ky ndryshim i përditshëm lidhet me shëndetin afatgjatë të trurit – diçka që shpresojmë ta hetojmë më pas.”/ dailymail.