Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, do të mbajnë sot konferencë për media.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit. Arsyeja s’është bërë e ditur, por sipas njoftimit konferenca do të mbahet në orën 10:00.
“Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.