Ndonëse janë të ndryshëm me bindje politike dhe me kritika të shumta, megjithatë deputetët e pozitës dhe opozitës i bashkoi Muaji i Shenjtë i Ramazanit, derisa ata kaluan bashkë një iftar të organizuar nga vetë deputetët, shkruan Kosova Post.
Se deputetët e pozitës dhe opozitës, kaluan iftarin së bashku, këtë e ka bërë të ditur, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka postuar disa foto në Facebook, nga ky iftar i përbashkët.
“Faleminderit deputetëve të cilët organizuan këtë iftar! Agjërim të pranuar për të gjithë”, ka shkruar Lekaj.