Dy aeroplanë rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të këtij muaji ishin të pajisur me armë bërthamore.
Fluturimi mbi këtë hapësirë ajrore, pranë ishullit Gotland më 2 mars ishte një akt i qëllimshëm i krijuar për të frikësuar Suedinë, sipas kanalit suedez të lajmeve TV4.
Siç bëhet e ditur, gjithsej katër aeroplanë ishin nisur nga baza ajrore ruse e Kaliningradit. Ata përbëheshin nga dy sulmues Sukhoi 24, të cilët u shoqëruan nga dy të tjerë luftarakë Sukhoi 27.
Dhe ishin dy aeroplanët sulmues, të cilët sipas burimeve të TV4 Nyheter ishin të pajisur me armë bërthamore.
Shkelja e territorit suedez zgjati rreth një minutë.
“Ky është një sinjal për Suedinë se ne kemi armë bërthamore dhe ne gjithashtu mund të konsiderojmë përdorimin e tyre”, mendon eksperti strategjik ushtarak Stefan Ring për TV4 Nyheter, raporton tg.
Incidenti erdhi disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar me veprime ushtarake kundër Suedisë dhe Finlandës fqinje nëse ata duan t’i bashkohen NATO-s.
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Suedia uli shpenzimet ushtarake. Vetëm pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, parlamenti ra dakord për një kthesë në këtë drejtim.
Kështu, Suedia rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2017 dhe rihapi garnizonin e saj në ishullin Gotland në Detin Baltik në janar të vitit 2018.
Në tetor, ajo rriti shpenzimet e mbrojtjes me 40 për qind me një shtesë prej 27 miliardë korona suedeze (2.8 miliardë dollarë, 2.5 miliardë euro) që do t’i shtohen buxhetit të mbrojtjes nga 2021 deri në 2025.
Suedia nuk është anëtare e NATO-s, por bashkëpunon ngushtë me aleancën.
Megjithatë, si në Finlandën fqinje, debati rreth anëtarësimit në NATO është rindezur javët e fundit.
Sipas një sondazhi nga transmetuesi publik SVT në prill, mbështetja për anëtarësimin në NATO ka arritur në një nivel të lartë historik, në 41 për qind.balkan web.