Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, i ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave mediatike të Rusisë që të japin dorëheqjen nga pozicionet e tyre dhe të mbajnë qëndrim për pushtimin rus të Ukrainës.
Në një fjalim të mbajtur nga Kievi, Zelensky iu drejtua kështu “të gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse”: “Nëse vazhdoni të mbani detyrat tuaja, nëse nuk dilni kundër luftës, komuniteti ndërkombëtar do ju heqë çdo privilegj. Çdo gjë që keni fituar përgjatë viteve, nuk do ta keni më”.
“E njëjta gjë vlen për sistemin e propagandës, pushtetin e katërt në Rusi. Nëse vijoni të punoni në sistemin e propagandës, po e vendosni veten në një rrezik shumë më të madh. Jepni dorëheqjen! Disa muaj pa punë janë më mirë sesa një jetë i përndjekur nga ndërkombëtarët”, shtoi presidenti ukrainas.a2cnn.